Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit, është arrestuar dje pasi policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri AK-47, një pushkë M48, 115 fishekë, tre karikatorë, dy granatë dore dhe një leje e armës të skaduar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Rasti është iniciuar “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia