Arrestohet një person nga Deçani, e sulmoi një tjetër me mjet të mprehtë

Arrestohet një person nga Deçani, e sulmoi një tjetër me mjet të mprehtë

Një person ka përfunduar me pranga në duar, kjo pasi dyshohet se e ka sulmuar një tjetër.

Mjeti me cilin i dyshuari ka sulmuar viktimën është një brisk.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Deçan dhe sipas njoftimit të policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Deçan 21.07.2024-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Enigma


Related Articles