Arrestohet një person nga Peja pasi kërcënoi dy policë për shqiptim gjobe

Arrestohet një person nga Peja pasi kërcënoi dy policë për shqiptim gjobe

Një person është arrestuari pasi i njëjti ka kërcënuar verbalisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke ia shqiptuar një gjobë trafiku.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Pejë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles