Një person nga Peja është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Kjo u bë e ditur e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tije viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.