Arrestohet një person nga Podujeva pasi rrahu gruan dhe dy vajzat e tij

Arrestohet një person nga Podujeva pasi rrahu gruan dhe dy vajzat e tij

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nga Podujeva, pasi i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personi në fjalë vuan nga problemet psiqike.

Si pasojë e dhunës, lëndime trupore kishte pësuar njëra nga vajzat e tij, derisa edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar  viktima – vajza  e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë”, thuhet në njoftim.

Related Articles