Është arrestuar një i dyshuar nga Suhareka nën dyshimin se ka sulmuar babain e tij.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.