Të premten në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin që ka sulmuar një polic.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima- zyrtari policor, si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari me vendim të prokurorit lidhur me rastin është dërguar në mbajtje”.
