Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për fyerje dhe kanosje ndaj një infermiere në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:20.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Opterushe, Rahovec 09.03.2022 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ka fyer dhe kanosur viktimën femër kosovar e infermiere në QKMF. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.