Arrestohet një person për krime lufte

Arrestohet një person për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka arrestuar një person për krime luftë ndaj popullatës civile, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Related Articles