Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Podujevë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Podujevë

Policia e Kosovës, ka arrestaur një person të dyshaur të mitur në Podujevë.

I njëjti dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes, raporton Gazeta Enigma.

Njoftimi i policisë:

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar,  me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.

Related Articles