Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje në  fshatin Orroberd të Istogut.

Atje sipas policisë një person ka marrë lëndime nga thika, teksa i dyshuari ishte në arrati.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e  personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles