Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka përfituar 2 milionë euro duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Bëhet fjalë për J.M, i cili këtë shumë e kishte përfituar nga viti 2021 e deri në korrik të 2023-tës.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit”.
“I dyshuari, me vendim të prokurorit, gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit”, njofton prokuroria