Në Lipjan është arrestuar një person i cili kishte postuar në rrjete sociale një video me armë zjarri.
Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një shkrepës në formë të pistoletës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte postuar në rrejte sociale një video me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një shkrepës në formë të pistoletës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh.