Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili voziste në gjendje të dehur.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, i dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është future në një rrugice. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë.
“I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore. Zyrtaret patrullues kanë vazhduar me kërkimin e veturës në fjale dhe kane ndaluar, i Njëjti posa ka vërejtur veturën e policisë ka zbritur nga vetura dhe ka filluar te vrapoi në këmbë në drejtim të stacionit të trenit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se i dyshuari ishte 23 vjeç.
“Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur. Nga sistemi i te dhënave për personave vërtetohet se ai ka një te kaluar kriminale si i dyshuar per rastet vjedhje grabitqare, dhune ne familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike”, perfundon njoftimi.