Arrestohet një person që i iku policisë në Prizren, ngiste makinën në gjendje të dehur

Arrestohet një person që i iku policisë në Prizren, ngiste makinën në gjendje të dehur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili voziste në gjendje të dehur.

Siç thuhet në komunikatën e policisë, i dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është future në një rrugice. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë.

“I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar  dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga  dukshmëria e patrullës policore. Zyrtaret patrullues kanë vazhduar me kërkimin e veturës në fjale dhe kane ndaluar, i Njëjti  posa ka vërejtur veturën e policisë ka zbritur nga vetura dhe ka filluar te vrapoi  në këmbë në drejtim të stacionit të trenit”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera thuhet se i dyshuari ishte 23 vjeç.

“Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur. Nga sistemi i te dhënave për personave   vërtetohet se ai ka një te kaluar kriminale si i dyshuar per rastet  vjedhje grabitqare, dhune ne familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike”, perfundon njoftimi.

Related Articles