Arrestohet një person, sulmoi policët nën ndikim të alkoolit

Arrestohet një person, sulmoi policët nën ndikim të alkoolit

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe pasi zyrtarët policorë e ndaluan, dyshohet se i njëjti ka sulmuar policët ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.  Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles