Policia e Kosovës njofton se sot në orët e pasdites në Merdarë ka lokalizuar dhe arrestuar 52-vjeçarin, të dyshuarin mashkull/serb me iniciale T.B., i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.
Bëhet e ditur se personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.