Është arrestuar një serb në Leshak, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikes se Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.