Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, policia i gjen armë në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, të cilit iu është gjetur një revole “Zastava” dhe një karikator I zbrazur tek lagja “Tre Rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës mesditën e së enjtes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot rreth orës 12:30 në veturën “Llada Niva”, e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshuari është intervistuar”, ka njoftuar Elshani.

I njëjti ka bërë të ditur se PK-ja ka marrë informacion se targat nga Novi Pazari, nuk i takonin veturës së serbit të arrestuar.

“Sot rreth orës 12:30 në veturën “Llada Niva”, e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshuari është intervistuar”, ka njoftuar Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se më vonë është liruar.

Related Articles