Arrestohet një shqiptar pas sekuestrimit të 1.4 tonë marihuanë në Greqi

Arrestohet një shqiptar pas sekuestrimit të 1.4 tonë marihuanë në Greqi

Policia e Tripolit ka arritur të identifikojë një shqiptar të dytë të përfshirë në kultivimin e një mega parcele, ku janë sekuestruar 1253 bimë marihuanë dhe rreth 1.4 ton marihuanë të gatshme për shitje.

Një shqiptar 20-vjeçar është arrestuar, pasi janë mbledhur prova që e lidhin atë me këtë grup kriminal, njofton Gazeta Enigma.

Autoritetet po punojnë intensivisht për të identifikuar anëtarët e tjerë të bandës.

Para disa ditësh, u arrestua edhe 37-vjeçari Shqefen Ndreca nga Zejmeni i Lezhës, i dyshuar për kultivimin e një sipërfaqe prej 35 hektarësh me marihuanë./GazetaEnigma/

Related Articles