Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se iu gjet drogë në veturë

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se iu gjet drogë në veturë

Një kosovar është arrestuar sot nga policia serbe mbrëmë në Prokuplje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet se në veturë e tipit “Golf” të A.M i është gjetur 9.5 kilogramë që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.

23 vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Tutje në njoftim specifikohet se droga ishte e ndarë në 18 pako.

I dyshuari A.M nga Podujeva, u ndalua për 48 orë.

Related Articles