Arrestohet një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar Doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës hetuesit në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje).

“Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion””, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Related Articles