Është arrestuar mbrëmjen e 16 shtatorit një zyrtar doganor në Pikë Kalimin e Vërmicës për marrje të mitos.
Zyrtarët e Hetimeve të Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar doganor në Pikë Kalimin e Vërmicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito, Njësit e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar.
Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 të Kodit Penal të Kosovës”.