Arrestohet një zyrtar policor nga IPK, rekomandohet suspendimi i dy të tjerëve

Arrestohet një zyrtar policor nga IPK, rekomandohet suspendimi i dy të tjerëve

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor në një rast kurse për dy raste tjera i kanë rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë.

Njëri rast raportohet të jetë në Kaçanik kurse tjetri në Ferizaj.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit një zyrtar policor pasi kishte gjuajtur me armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Siç tregohet, zyrtari policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së.

Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa lidhur me rastin tjetër që raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje” përderisa vepra dyshohet të ketë ndodhur brenda objektit të stacionit policor.

Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Në një rast tjetër hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në stacionin policor të Ferizajt me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, si dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij për të mundësuar një hetim të paanshëm dhe të pavarur, njofton Gazeta Enigma.


Related Articles