Arrestohet njëri nga të dyshuarit për kërcënim ndaj deputetes së PDK-së

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për kërcënim ndaj deputetes së PDK-së

Policia e Kosovës sot ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për kërcënim ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi. Ajo ishte kërcënuar muaj më parë nga disa persona në Facebook për shkak të një deklarimi të saj.

Sot, siç merr vesh Paparaci, njëri nga të dyshuarit me inicialet A.B është arrestuar duke hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Musliu kishte deklaruar se ishte kërcënuar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kishte keqinterpretuar qëllimshem pyetjen e saj se se a mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë.

“Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”, kishte shkruar deputetja.

Related Articles