Arrestohet njeriu që vodhi një nga gjërat më ekskluzive të Diego Maradonës

Arrestohet njeriu që vodhi një nga gjërat më ekskluzive të Diego Maradonës

Në Indi, 37-vjeçari Wazid Hussain është arrestuar për vjedhjen e një ore në pronësi të të ndjerit Diego Armando Maradona.

Wazid ka punuar më parë si roje sigurie në një firmë të lidhur me argjentinasin legjendar.

Pas grabitjes ai iku në qytetin indian të Assam.

Hussain vodhi orën ekskluzive zvicerane të Maradonës – Hublot, një orë e limituar Bing Ban Unico me vlerë rreth 26,000 dollarë.

Ora në fund ka një foto të gdhendur të Maradonës, me firmën e tij dhe fanellën me numrin 10 që ka veshur gjatë gjithë karrierës së tij.

“Për qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar, policia e Assam është koordinuar me policinë e Dubait për të gjetur dhe kthyer orën Hublot që i përket futbollistit legjendar Diego Maradona.

Po ndërmerren veprime ligjore kundër të arrestuarit Wazid Hussasin”, tha policia./Gazeta “Enigma”/

Related Articles