Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka njoftuar se sot është arrestuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Nol Nushi.

Molliqaj ka thënë se sekretari i përgjithshëm kësaj partie, Nol Nushi, është arrestuar në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriu, pa specifikuar nëse ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje kreu i PSD thotë se “në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar”.

“Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare”, ka shkruar Molliqaj.

Related Articles