Policia franceze ka arrestuar shefik ekzekutiv të Telegramit, Pavel Durov.
Arrestimi i tij ndodhi në një aeroport në veri të Parisit.
Siç raportojnë mediat franceze, Durov u arrestua pasi avioni i tij privat ishte ulur në aeroportin Le Bourget.
Sipas zyrtarëve, miliarderi 39-vjeçar u arrestua nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin e njohur të mesazheve.
Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.
Telegrami është veçanërisht i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas një refuzimi të mëparshëm nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesit. Por u rifunksionalizua sërish në vitin 2021. /Gazeta Enigma