Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të mërkurën ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltërina Gashi ka thënë se i njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.
I njëjti me vendim të Prokurorisë është ndaluar për 48 orë.
Për veprat e njëjta, ditën e djeshme pas një aksioni të Krimeve Ekonmike, ranë në pranga tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Madje njëri nga ta poashtu u kap në flagrancë për ryshfet.
