Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë. Sipas policisë i njëjti gjatë ditës në diele në lagjen Lakrishte ka dëmtuar shtyllat antiparking që ndodhën në trotuarë për ta parkuar autobusin.
Pas identifikimit të personit policia njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policorë.
“Shoqërohet në stacion policor i dyshuari për asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus. Menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikiar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.