Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje.
Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.