Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy vjet e dy muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.