Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë në Prishtinë

Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë në Prishtinë

Sistemi Prokurorial, ka njoftuar për arrestimin e një personi, M.G , i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë.

Në njoftim shtohet edhe se, ndaj të arrestuarit, është lëshuar vendim për ndalim 48 orësh, dhe se, të njëjti i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi, përcjell Gazeta Express.

‘’ Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Arrestohet i pandehuri M.G i dyshuar për vepër penale të Vrasjes së Rëndë

Prishtinë 16.04.2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, pas një pune intensive në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arritur të lokalizoj të pandehurin M.G, i cili ishte në kërkim nën dyshim për veprën penale Vrasje e Rëndë, me ç’rast ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, si dhe i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

Prokurori i shtetit me kohë do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve hetimore të nevojshme, si dhe do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ndonjë nga masat për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në mënyrë që të gjithë kryerësit e veprave penale të vendosen para drejtësisë.

Related Articles