Një polic është arrestuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës, pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e 5 nëntorit ku si pasojë e kësaj vdiq dje një person.
Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë.
Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit, bëhet e ditur në kumtesë.
“Në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, sot nga IPK është arrestuar zyrtari policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Inspektorati Policor. /Gazeta Enigma
Arrestohet polici, dyshohet se shkaktoi aksidentin që la një të vdekur
