Arrestohet polici në Shqipëri, dyshohet për ngacmim seksual

Arrestohet polici në Shqipëri, dyshohet për ngacmim seksual

Një zyrtar policor, 62-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë, si i dyshuar për “ngacmim seksual”.

Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

“Dyshohet se efektivi më datë 29 prill ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas burimeve, efektivi me inicialet K.K., nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në përdorim në qytetin e Lezhës, dhe akuzohet se aty ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që e mitura ka arritur të largohet nga banesa.”

Related Articles