Policia e Kosovës, të mërkurën ka arrestuar një grua nën dyshimin se është përfshirë në prostitucion.
Njësia policore ka arrestuar të dyshuarën femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se është marr me veprën në fjalë. Nga e dyshuar janë konfiskuar dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.