Arrestohet ‘Valmir bossi’ i TikTok-ut nën dyshimet për abuzim seksual

Arrestohet ‘Valmir bossi’ i TikTok-ut nën dyshimet për abuzim seksual

I riu i njohur si ‘Valmir bossi’ në rrjetin social TikTok ёshtё arrestuar nёn dyshimin pёr abuzim seksual, pas pamjeve të publikuara në rrjete sociale.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar pёr 48 orё.

Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mengjesit, kanё identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

I njejti pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё“ – ka njoftuar Rugova për Sinjalin.

Ndryshe, në pamjet e publikuara shihet se i dyshuari ka afruar pranë kamerës një fëmijë të mitur dhe e ka detyruar që të tregojë organin gjenital. Më pas me forcë ia ka puthur organin gjenital, ndërkohë që personi tjetër në sfidë e kërkon që ta bëjë këtë gjë.

Related Articles