Dyshohet se vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Berat Gjyshinca, është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me dy persona tjerë mesnatën e 8 gushtit në Vushtrri.
Dyshohet se ai është arrestuar bashkë me dy persona tjerë për sulm ndaj zyetarit policor pasi fillimisht nuk i binden për prezantimin e dokumenteve identifikuese.
Arrestimin e tre personave në Vushtrri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Indeksonline” merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.
Policia e Kosovës fillimisht ka marrë informatën për një rrahje tek një lokal në Vushtrri, dhe pasi ka dalë në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur diçka të tillë.
Por më Policia ka hasur në disa persona që bisedonin me zë të lartë dhe ka kërkuar nga ta dokumentet e identifikimit dhe të njëtit pas refuzimit kanë sulmuar policin.
Si pasojë ka polici ka pësuar dëmtime fizike ku i është thyer gishti i unazës në dorën e djathtë.
Tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.