Arrihet marrëveshja për krijimin e një korridori për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Mariupol

Arrihet marrëveshja për krijimin e një korridori për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Mariupol

Ukraina ka arritur një marrëveshje preliminare me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, këtu do të fokusojmë përpjekjet tona sot”, shkroi Iryna Vereshchuk në një postim në Facebook.

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në qytetin port, që është një pikë kycce dhe strategjike, për javë të tëra pa furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe.

Në të kaluarën, korridoret e tilla të evakuimit kanë qenë të vështira për t’u dakordua dhe për t’u zbatuar.

Trupat ruse janë akuzuar për bllokimin e autobusëve në pikat e kontrollit./Gazeta Enigma/

Related Articles