Arrijnë në Kosovë pjestarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim që ishin në Turqi

Arrijnë në Kosovë pjestarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim që ishin në Turqi

Sot kanë arritur nga Turqia në Kosovë pjestarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, të cilët ishin atje për të ndihmuar vendin pas tërmetit vdekjeprurës

Kanë arritur të enjten e 16 shkurtit në Kosovë 6 pjestarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, të cilët ishin angazhuar në ofrimin e ndihmës në Hatay në Turqi, pas tërmetit që la mijëra të vdekur.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës Turke në Prishtinë.

Heronjët kanë ndihmuar në shpëtimin e jetës së njerëzve në Turqi, kanë kërkuar nën rrënoja të mbijetuarit.

Në aeroport në Prishtinë ata u priten nga familjarët dhe nga ambasadori Tunç Angılı dhe pjesëtarët e ambasadës.

Related Articles