Ka shkuar në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.
Këtë e ka thënë për Klan Kosova, Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.
Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha për Telegrafin se 12 pacientë janë duke marrë tretmanin e duhur mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
“Janë duke u trajtuar 12 pacientë, më i riu është 8 vjeç ndërsa më i vjetri 43. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, kemi dërguar disa analiza edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, pohoi ai.