Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur në 50 mijë e 96 viktima, sipas Agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive.
Po ashtu bëhet e ditur se 107 mijë e 204 persona të tjerë mbetën të lënduar nga tërmetet, shkruan Anadolu
Më 6 shkurt, dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.