Arrin në Stamboll edhe grupi i dytë efektivëve të kërkim – shpëtimit nga Shqipëria

Arrin në Stamboll edhe grupi i dytë efektivëve të kërkim – shpëtimit nga Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në Stamboll të Turqisë ka mbërritur edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura të kërkim – shpëtimit.

Ndërsa, mbrëmë Rama bëri të ditur se në Turqi ka mbërritur skuadra e parë e kërkim – shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore të dërguar nga shteti shqiptar.

Kujtojmë se përveç Shqipërisë, pjesëtarë të kërkim – shpëtimit ka dërguar edhe Kosova në Turqi pas tërmetit që deri më tani raportohet të ketë lënë të vdekur mbi 8 mijë e 700 njerëz.

Related Articles