Arrin një videolojë e re – personazhi kryesor është një mace e braktisur

Arrin një videolojë e re – personazhi kryesor është një mace e braktisur

Video-loja Stray po vjen në Playstation dhe kompjuter personal.

BlueTwelve Studio kishte njoftuar se kjo lojë do të dal në treg në fund të vitit 2020, por ata nuk e bënë një gjë të tillë. Tani ata më në fund kanë njoftuar se loja do të dalë në fillim të vitit 2022.

Heroi kryesor i kësaj loje është një mace e braktisur, me të cilën do të përpiqeni të kapërceni të gjitha pengesat.

Për t’u përqendruar në tonin futuristik, loja do të përforcohet nga dritat neoni në çdo hap, të cilat mund t’i shikoni në videon e bashkangjitur.

Macja e rrugës ndahet nga familja dhe plagoset, dhe kështu fillon loja, ku qëllimi është ta kthejmë te një grup macesh të tjera.

Macja gjithashtu ka një asistent, i cili është një dron i quajtur B-12.

Related Articles