Arsenal armësh tek shtëpia e të dyshuarit për vrasjen në Pataqan të Klinës (Video)

Arsenal armësh tek shtëpia e të dyshuarit për vrasjen në Pataqan të Klinës (Video)

Hetimet për vrasjen në Pataqan të Klinës kanë vazhduar edhe gjatë së shtunës.

Në vendin e ngjarjes deri pasdite ka qëndruar edhe automjeti brenda së cilit dyshohet se u vra M.A., nga fqinji i tij të premten mbrëma.

Në pjesën e përparme të veturës gjenden 5 vrima plumbash, derisa të tjera shihen edhe në objektet në afërsi.

Vrasjes dyshohet se i parapriu një zënkë mes disa familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit që eskaloi në rrahje, e më vonë rezultoi të jetë edhe fatale. Mësohet se familjari i të dyshuarit në kohën kur ndodhi vrasja ishte duke u intervistuar nga policia në cilësinë e viktimës për rrahje.

I dyshuari A.N., u arrestua dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit 48 orësh, ndërkaq shtëpia e tij u bastis, dhe në të u gjeten disa armë, fishekë, e edhe snajper.

Klan Kosova mëson se dy persona që ishin të përfshirë në këtë rast janë në arrati.

Por në lidhje me krejt këtë ngjarje nuk pranuan të flasin në familjen e viktimës të cilët kanë hapur të pamën.

Related Articles