Nuk ka fitues në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit mes Arsenalit dhe Bayernit të Mynihut në “Emirates”, e cila u mbyll 2 me 2.
Skuadra londineze, edhe pse shënoi e para, nuk ia doli ta fitonte ndeshjen e shtepisë, pasi bavarezët u kundërpërgjigjen shpejt me Gnabry-n dhe Kane.
Gjithsesi, “Topçinjtë” mund të ngushëllohen nga fakti që shmangën humbjen, falë golit të Trossard.
Gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit, ku avantazhi fushë kalon në anën gjigantëve bavarezë.