Klubi i Arsenalit ka bërë një goditje për të ardhmen duke firmosur me mbrojtësin shqiptar, Maldini Kaçurri.
Talenti 16-vjeçar i cili më parë ishte pjesë e akademisë së Fulhamit ka nënshkruar me klubin tjetër londinez, me atë të akademisë së “Topçinjve”.
Kaçurri gjithashtu është pjesë e Shqipërisë U-17 ku ka luajtur dy sfida dhe debutimin e tij e ka kryer më 23 qershor 2021 në ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë e humbur me shifrat 0-2.
Kaçurri është i datëlindjes 2005 dhe shihet me një të ardhme të ndritur përpara.