Arsenali arrin marrëveshje me Tielemans

Arsenali arrin marrëveshje me Tielemans

Youri Tielemans thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Arsenalin.

Megjithatë, është thënë se Topçinjtë nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare për Dhelprat, me Manchester United dhe Newcastle që i bashkohen garës për nënshkrimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

25-vjeçari pritet të largohet nga skuadra e Leicesterit këtë verë me kontratën e tij në “King Power Stadium” që skadon vitin e ardhshëm.

Mikel Arteta njihet si një admirues i belgut, pasi ai kërkon të sjellë numrin 8 në “Emirates”.

Related Articles