Arsenali ka fituar me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në grupin B.
Epërsinë “Topçinjve” ia dha Kai Havertz pasi shënoi për 1-0 në minutën e 13-të pas një asistimi të Gabriel Jesus.
Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 21-të ku kësaj radhe Gabriel Jesus ishte në cilësinë e golashënuesit pasi realizoi për 2-0 me një gol të bukur.
Vetëm tre minuta më vonë, Bukayo Saka u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të çuar shifrat në 3-0 pas vetëm 23 minutave lojë.
Mysafirët kërkuan penallti në minutën e 36-të por VAR-i bëri me dije se gjithçka ishte e pastër dhe ndeshja vazhdoi.
Arsenali nuk u ndal më kaq dhe shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht me anë të Gabriel Martinellit në minutën e 27-të dhe më pas me Odegaard në minutën e 46-të.
Me rezultat 5-0 u mbyll pjesa e parë e këtij ballafaqimi.
Pjesa e dytë ishtë ‘e varfër’ sa i përket golave me Arsenalin që shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 86-të me anë të Jorginhos për rezultatin e thellë 6-0.
Arsenali tashmë kanë siguruar kualifikimin dhe janë lider të grupit me 12 pikë katër më shumë se vendi i dytë PSV Eindhoven.
Garë e fortë do të jetë nga ky grup për të parë se cili klub do të kualifikohet si i dyti pasi vetëm tri pikë ndajnë PSV në vendin e dytë dhe Lens në të tretin./