Arsenali i fuqishëm, mposhtë lehtësisht Newcastlen

Arsenali i fuqishëm, mposhtë lehtësisht Newcastlen

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 26-të në Premier League, pasi mposhti 4-1 Newcastle Unitedin.

Qysh në pjesën e parë, ekipi i Mikel Artetas tregoi se do të luftoj për tri pikë.

Në minutën e 18’të dhe 24’të, realizoi dy gola me anë të Botman (autogol) dhe Kai Havertz.

Edhe në pjesën e dytë “Topçinjtë” ishin më të mirët në fushë, ku realizuan dy gola për tri minuta, me anë të Bukayo Saka dhe Kiwior.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Willock në minutën e 84’të.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e 3-të, dy më pak se lideri Liverpooli (60) dhe një më pak se vendi i dytë, Manchester City (59).

Related Articles